Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se më pas ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor.
Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes.
Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.