“Panik!”/ Vrasja e gjyqtarit, avokatja tregon momentet e tmerrit tek Apeli: U strehuam të gjithë në…

Shqipëria

“Panik!”/ Vrasja e gjyqtarit, avokatja tregon momentet e tmerrit tek Apeli: U strehuam të gjithë në…

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 11:21
Avokatja Brunilda Lika

Avokatja Brunilda Lika, e cila iu bashkua sot homazheve në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, është shprehur e tronditur për ngjarjen.

Ajo tha për mediat se ngjarja e djeshme është këmbanë alarmi për sigurinë në sistemin e drejtësisë. Ajo pohoi se kur ndodhi ngjarja ishte brenda gjykatës.

“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës.

U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës.”, tha avokatja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat