Zbulohet një prej të shoqëruarve në operacionin e Elbasanit…

Shqipëria

Zbulohet një prej të shoqëruarve në operacionin e Elbasanit…

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Zbulohet emri i një prej të shoqëruarve nga Policia e Elbasanit në operacionin e befasishëm të zhvilluar sot në afërsi të fshatit Katund i Ri, zona e Metalurgjikut, pasditen e sotme.

Ai është biznesmeni Bujar Muça, 53 vjeç, banues në Elbasan, pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.

Muça është një emër i njohur edhe në faktorin politik lokal dhe qendror, pasi ka kandiduar në vitin 2017 si deputet për PDIU-në në zgjedhjet e përgjithshme ku fitoi mandatin, por më pas u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale.

Policia zhvilloi pasditen e sotme aksionin e madh për të cilin priten detaje dhe emra të tjerë, teksa arrestoi dy eksponentë të botës së krimit që mbanin armë të mbushura me fishek në fole dhe shoqëroi disa të tjerë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat