Kushte të qëndrueshme atmosferike, ja parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Kushte të qëndrueshme atmosferike, ja parashikimi i motit për sot

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Parashikohen edhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore dhe ato juglindore, por pa reshje.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim verilindje – juglindje dhe një shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë.

Në det, pritet një situatë e qetë. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1–2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat