Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, u pyet nga deputeti demokrat Strazimiri se përse nuk hetohet gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka.
Dumani pranoi se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të japë më shumë hetime.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme tha se për gjyëqtaren Gjoka është regjsitruar procedim penal në qerhor të këtij viti.
“Është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të japim informacione. Kemi procedim penal të regjistruar në qershor 2025 dhe po kryejmë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Altin Dumani.