​Vrasja e dy shtetasve më 1997 në Mirditë, arrestohet çifti bashkëshortor

Shqipëria

​Vrasja e dy shtetasve më 1997 në Mirditë, arrestohet çifti bashkëshortor

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar dy shtetas, bashkëshortë, pasi dhanë dëshmi të rreme dje gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e dy shtetasve para 18 vjetësh në Mirditë.

Arrestimi i V. P. (53) dhe A. P. (57), banues në Lezhë, u bë pasi gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme mbi rrethanat e ngjarjes në Rrasfik, Mirditë, ku shtetasi Gj. L. (vëllai i shtetases V. P.), ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale vrasja me paramendim dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat