Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Tiranë Ruth Hube.
Ata kanë biseduar mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe partneritetin midis parlamenteve të dy shteteve mike.
Në takim u theksua rëndësia e afrimit të Kuvendit me qytetarët, përfshirë qendrën e re të vizitorëve për nxënësit dhe studentët, si dhe studimin e instrumentit të Referendumit, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Zvicër, bëri të ditur Ambasada e Zvicrës në një postim në Facebook.
Ambasada thekson se rritja e transparencës, përmirësimi i procesit ligjvënës dhe forcimi i funksionit mbikëqyrës të Kuvendit janë fusha kyçe të mbështetjes zvicerane.