Gjendet një i vdekur në mes të Tiranës, pamje pranë stadiumit "Air Albania", dyshimet e para

Shqipëria

Gjendet një i vdekur në mes të Tiranës, pamje pranë stadiumit "Air Albania", dyshimet e para

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në mes të Tiranës. Siç shihet në pamjet e siguruara, policia ndodhet në vendngjarje, pranë stadiumit "Air Albania".

Mësohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Sipas raportimeve, personi ende i paidentifikuar, teksa ecte është rrëzuar në tokë papritur.

Pritet që ekspertiza të zbulojë shkaqet e vdekjes së personit identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet, ndërsa blutë e Tiranës ndodhen në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat