Abuzimet me fondet e IPARD II, reagon SPAK

Shqipëria

Abuzimet me fondet e IPARD II, reagon SPAK

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar se ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II.

I pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, SPAK thotë se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të japë përgjigje.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.

Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat