Reshjet e dendura të shiut, përmbytje të përkohshme në Vaun e Dejës

Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut, përmbytje të përkohshme në Vaun e Dejës

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut me intensitet shumë të lartë, që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit territorin e bashkisë Vau i Dejës, kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona.

Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përrenjve, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore për disa minuta, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se me pushimin e reshjeve, niveli i ujit ka nisur të tërhiqet gradualisht.

Ndërsa situata mbetet nën monitorim nga strukturat vendore të emergjencave civile.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat