Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person

Shqipëria

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të martë në qytetin e Shkodrës.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Arra e Madhe.

Lënda plasëse është vendosur në garazhin e një pallati.

Paraprakisht raportohet për një person të lënduar, i cili është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është identifikuar si Enea Buzukja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat