Tepelenë, rrëzohet nga motomjeti pasi humbi kontrollin, vdes në spital 25-vjeçari

Shqipëria

Tepelenë, rrëzohet nga motomjeti pasi humbi kontrollin, vdes në spital 25-vjeçari

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, pasi u aksidentua me motomjetin e tij në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”.

Sipas policisë, mësohet se shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat