Begaj për Nanon: Do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator

Shqipëria

Begaj për Nanon: Do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 17:09
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, si dhe politikat reformiste e liberale që ai ndoqi përgjatë aktivizimit në politikën shqiptare.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, shkruan Begaj.

Ish-kryeministri Fatos Nano u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore. Nano ka shërbyer pesë herë si kryeministër dhe për 14 vjet si kryetar i Partisë Socialiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat