Tom Doshi i jep lamtumirën Fatos Nanos

Shqipëria

Tom Doshi i jep lamtumirën Fatos Nanos

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 12:59
Fatos Nano

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, i ka dhënë sot lamtumirën ish-kryeministrit dhe kreut të PS-së, Fatos Nano, me anë të një postimi prekës në rrjetin social.

Teksa e vlerëson Nanon si një figurë që i peshonte fjala, politikan me mend dhe jo hakmarrës, tolerant dhe bashkëpunues, Doshi nënvizon që ai ishte i tillë “si brenda politikës, ashtu edhe jashtë saj”.

“Ngushëllimet e mia ma të sinqerta familjes, të afërmve e miqve, për humbjen e parakohshme nga jeta të Fatos Nanos. Nano ka kenë një politikan që i peshonte fjala. Ka me u mbajt mend, jo veç prej meje, por prej shumë njerëzve që e kanë njoftë e kanë punu me të, si një lider tolerant e bashkëpunues, një njeri i mirë e pa kurrfarë hakmarrjeje me askënd, në politikë e jashtë saj.

I paharrum kjoft kujtimi i tij. Me respekt, Tom Doshi!”, shkruan kreu i PSD-së në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat