Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për 40 ditë ndaj Alti Nallbatit, Marsel Buçit dhe Trajan Çelikut, të dyshuar për dhunimin e Ilir Topçiut disa ditë më parë në Devoll.
Kërkesa për arrest me burg është bërë nga prokurori i çështjes dhe është pranuar nga gjykata.
Avokatët mbrojtës kishin kërkuar një masë më të butë, si arrest shtëpie, por gjykata vendosi se personat e përfshirë mund të ndikojnë në provat, ndaj dhe u mor vendimi për burg.
Para oficerëve të policisë gjyqësore, Ilir Topçiu ka deklaruar se nuk është marrë peng, por është dhunuar nga tre të dyshuarit.