Zhupa zbulon strategjinë për protestat e opozitës

Shqipëria

Zhupa zbulon strategjinë për protestat e opozitës

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 22:39
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ndarë detaje lidhur me formën e protestave që pritet të mbahen nga opozita.

Zhupa tha se protestat do të zhvillohen në formën më tradicionale, përmes dhënies së hapësirës për të folur. 

Ajo tha se kjo formë protestash do të bëhet që qytetarët të flasin drejtëpërdrejt dhe të shprehin problematikat e tyre. Sipas saj kjo është një platformë parlamentarizmi e vërtetë.

“Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe hapësirës për të folur. Përshembull, sot para Kryeministrisë kishte një protestë që pak pati rezonancë mediatike, nga banorët e Durrësit. Shumë pak iu dha hapësirë kësaj proteste.

Ajo që ne do të bëjmë do të jetë një platformë, që shoqëruar nga deputetët do të ketë një vizibilitet më të madh edhe mediatik, edhe në rrjetet sociale, ku përveë qëndrimeve tona si përfaqësues të komuniteteve që jemi votuar, vijnë drejtërdrejtë edhe qytetarët, për të shprehur problematikën e tyre për t’u dëgjuar, për të qenë një platformë parlamentarizmi e vërtetë, për aq kohë sa të gjitha hapësirat e opozitës janë pushtuar”, tha Zhupa ndër të tjera. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat