Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së orarit zyrtar të qendrave të votimit.
Celibashi është shprehur se gjatë ditës nuk janë evidentuar problematika që cenonin standardin e procesit të votimit.
Ai u shpreh se shumë shpejt do të nisë edhe procesi i numërimit.
“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të QV përmes pajisje elektronike të identifikimit. Ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për tu dorëzuar baza materiale, disa janë në proces të transportit të kutive të votimit, dhe besoj shumë shpejt do fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.