Vonesat në numërim/ Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera

Shqipëria

Vonesat në numërim/ Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 13:59
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ngritur shqetësime për mënyrën se si zhvillohet procesi i numërimit të votave, duke theksuar se modeli aktual nuk është efikas dhe për pasojë krijon vonesa.

Ai shtoi se procesi shpesh nis me vonesa prej 2-3 orësh dhe përfundon pas disa ditësh, çka sipas tij tregon se modeli i numërimit të përqendruar nuk funksionon siç duhet.

Celibashi nënvizoi se ndryshimet në mënyrën e numërimit nuk varen nga KQZ-ja, por janë përgjegjësi e partive politike dhe e Kuvendit, të cilëve KQZ u ka përcjellë tashmë propozimet e saj.

Ai iu drejtua partive politike dhe Kuvendit, ku u kërkoi që reforma zgjedhore duhet të trajtojë këto çështje brenda vitit 2026, në mënyrë që zgjedhjet e vitit 2027 të zhvillohen me një Kod të ri Zgjedhor.

“Numërimi në qendrën e votimit do duhet të biem dakord për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë dhe të numërimit elektronik, ose nëse do ngelet kjo mënyrë do duhet të gjejmë zgjidhje të tjera. Nuk mundet që procesi të fillojë 2-3 orë me vonesë dhe të përfundojë pas disa ditësh.

Numërimi i përqendruar, nuk po hyjmë se pse u vendos, sot na rezulton se nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë, para dhe procesi nuk ka duket i sigurt dhe nuk na duket me integritet.

Tani do duhet ta ndryshojmë pak ose aspak, kjo nuk varet nga KQZ, është çështje e partive politike dhe e Kuvendit.

Ne i kemi përcjellë mendime dhe propozimet tona, tani mbetet në dorën e tyre për ta vlerësuar. Është e qartë për të gjithë që kjo mënyrë pak justifikon qëllimet, që në fund të fundit ekzistojnë në rastin dhe  numërimin e fletëve të votimit.

Ka shumë çeshite , që në reformën zgjedhore të merren në konsideratë, brenda 2026, do ishte mirë që të kemi një Kod të ri zgjedhor. Nëse do kemi kod të ri, edhe në zgjedhjet e 2027 do shkojmë me këtë kod zgjedhor”, tha Celibashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat