"Makina e tij është goditur"/ Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

Shqipëria

"Makina e tij është goditur"/ Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 23:28
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri  ka folur për atentatin që i mori jetën Gilmando Danit.

Xhaferri ka treguar se një automjet që ndodhej i parkuar në vendngjarje i përkiste një anëtari të FRPD.

Deputeti ka treguar se anëtari i FRPD ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk është dëmtuar.

Më tej, Xhaferri tha se makina e tij është goditur me 4 plumba.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë”, deklaroi Xhaferri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat