Ylli Zalla, 48-vjeçari i shpallur në kërkim pasi iu gjet në banesë një arsenal me armë, mjete shpërthyese e municion rezulton me precedentë penalë.
Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi.
Gjithashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS.
Ylli Zalla ndërkohë mësohet se ka kërcënuar me jetë edhe ish pronarin e fabrikës së çimentos, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.
Brenda banesës së 48-vjeçarit Ylli Zalla u gjetën:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.
Ylli Zalla
Blutë shpallën në kërkim 48-vjeçarin dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë Ylli Zalla me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Ndërkohë ka dyshime se automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit ku humbi jetën G
Blutë shpallën në kërkim 48-vjeçarin dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë Ylli Zalla me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Ndërkohë ka dyshime se automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri.