Rama: Nuk plotësonim dot nevojën për barna sepse janë numër i lartë i të sëmurëve! Kjo zgjidhet me buxhetin 2026

Shqipëria

Rama: Nuk plotësonim dot nevojën për barna sepse janë numër i lartë i të sëmurëve! Kjo zgjidhet me buxhetin 2026

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 10:45
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me dëgjesat në lidhje me Buxhetin 2026, ku është takuar sot me banorët e njësisë nr3 në kryeqytet.

Ai u ndal në rastin e “Onkologjikut” ku ka pasur prej kohësh mungesë të mediakameteve të trajtimit të të sëmurëve me kancer, problematika që sipas tij do të marrin fund në 2026, me buxhetin që parashikon fond për këtë pjesë.

“Rritje e numrit të të sëmurëve me kancer çka rrit edhe barrë. Barnat janë të kushtueshme, dhe shërbimin shëndetësor ne e ofrojmë falas.

Për vite nuk kishim mundësi t’u përgjigjeshim nevojave, problem që do të zgjidhet me buxhetin 2026, kushdo që do të trokasë në derë do të marrë trajtim.

Kemi nisur punën për një Institucion kombëtar për luftën ndaj tumoreve”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat