Mjegulla mëngjesin e kësaj të shtune ka “pushtuar” juglindjen e vendit, ku nga Grabovica e Pogradecit deri në hyrje të qytetit të Korçës, rreth 30 km e këtij segmenti rrugor është i gjithi i përfshirë nga mjegulla.
Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve kanë minimizuar shpejtësinë për shkak të mungesës së fushëpamjes ndërsa policia rrugore ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të shmangur aksidentet e mundshme.
Temperaturat në juglindje të vendit kanë shkelur deri në 0 gradë ditën e sotme.
Ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar një javë më shira të rrëmbyeshëm në ditët në vijim.