Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Vijon puna...

Shqipëria

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Vijon puna...

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 14:39
Lirimi i hapësirave publike

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në kryeqytet, ku po vijon çlirimi i hapësirave publike.

"Vijon puna", u shpreh Rama, krahas pamjeve të çmontimit të strukturave metalike të ngritura pa leje nga bizneset, por edhe prishjes së lavazheve që ndodhen në lagje të ndryshme të Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat