E hëna pritet të jetë e ngarkuar për Kuvendin, teksa për nesër është caktuar mbajtja e 10 komisioneve parlamentare.
Në rend dite janë përcaktuar një sërë çështjesh me rëndësi, shqyrtime projektligjesh, seanca dëgjimore dhe diskutime në fusha të ndryshme.
Ja komisionet që mblidhen nesër dhe rendi i ditës:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
- Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit. Salla Nr. 4
- Ora:09:00
1. Seancë dëgjimore me Ministrine e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara per vitin 2026.
2. Seancë dëgjimore me Ministrine e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara per vitin 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
- Vendndodhja:Salla 2 (207)
- Ora:10:00
1.Shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” – Seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar
2.Seancë dëgjimore për projekligjin "Për vullnetarizmin" - Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
3..Shqyrtim në parim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar
4.Të tjera.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
- Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
- Ora:10:00
1- Shqyrtimi i projektligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
2- Shqyrtimi i projektligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
3- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”
4- Shqyrtimi i projektligjit Për disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”
5- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”
6- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”
7- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”
8- Shqyrtimi i projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
9- Shqyrtimin e kërkesës për disa ndryshimeve në vendimin nr. 28/2020 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimin e pagesave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.
10- Miratimi i listës së plotë të kandidatëve të paraqitur së bashku me vlerësimin për përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature.
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
- Vendndodhja:Salla nr.1(201)
- Ora:11:00
Seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.
Seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.
Seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
- Vendndodhja:Salla 3 (2-08)
- Ora:11:00
1. Diskutimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Ministrine e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, për buxhetin për sportin.
2. Diskutimi dhe votimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026”.
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
- Vendndodhja:Kryesisë së Kuvendit, Salla e Grupit, kati 4.
- Ora:11:00
· Seancë pyetjesh me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale për Projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
- Vendndodhja:Salla nr 5 (2-12)
- Ora:11:30
1. Seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar (KDRTSH) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
2. Seancë dëgjimore me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
Ora 12.30:
3. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.15, dt. 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
- Vendndodhja:Salla 3 (2-08)
- Ora:12:00
1. Diskutimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhe.
2. Diskutimi dhe votimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026”.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
- Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit. Salla Nr. 4
- Ora:14:00
1. Shqyrtimi i projektligjeve te Paketes Fiskale
· Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”
· Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
· Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar”
· Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
· Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
· Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”
· Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”
· Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”
2. Shqyrtimi, në parim, i raporteve të komisioneve per dhenie mendimi dhe votimi ne parim i projektligjeve te Paketes Fiskale dhe i projektligjit “Per Buxhetin e vitit 2026”
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
- Vendndodhja:Salla e Grupeve Parlamentare
- Ora:17:00
• Dëgjesë e hapur publike me kandidatët e vetëofruar për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.