Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë më 22 nëntor në orën 09:00 seancën gjyqësore ndaj Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën me dije se në këtë seancë ata do të merren në pyetje dhe do të verifikohen kushtet dhe kriteret për caktimin e masave dhe nevojat e sigurimit.
Gjykata ka vendosur një ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kjo, duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.