Moti në vend/ IGJEUM: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

Shqipëria

Moti në vend/ IGJEUM: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 17:03

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet e motit për pasditen e kësaj të shtune dhe ditën e diel, teksa për këtë fundjavë pritet të vijojnë reshjet intensive të shiut.

Sipas parashikimit, reshjet do të vazhdojnë të prekin qarqet e vendit, ndërsa pritet erë e fortë dhe ulje temperaturash.

Reshjet:

Sot pasdite (e shtunë, datë 22 nëntor) dhe nesër (e diel, datë 23 nëntor) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet: Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet: Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 4 / 11 °C

Në vendet e ulëta: 9 / 11 °C

Në vendet malore: 4 / 8 °C

Era:

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat