Moti i keq/ Digjen linjat, pa energji disa zona në Tiranë

Shqipëria

Moti i keq/ Digjen linjat, pa energji disa zona në Tiranë

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

OSHEE ka njoftuar se ka pobleme në fiderat e Nënstacionit Farkë.

Grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur).

Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive.

Aktualisht pa energji elektrike janë zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat