Riçarja e argjinaturës së Vainit, deputeti Gjin Gjoni në terren: Neglizhencë dhe mosveprim, prokuroria të nisë hetimet

Shqipëria

Riçarja e argjinaturës së Vainit, deputeti Gjin Gjoni në terren: Neglizhencë dhe mosveprim, prokuroria të nisë hetimet

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 19:33
Gjin Gjoni

Argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë përsëri pranë zonës së Talës, duke rrezikuar sërish përmbytje në disa zona.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, pas takimeve me banorët, tha se kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.

Ai akuzoi autoritetet për bllokimin e kanalit natyror që lidh lagunën me detin, duke shkaktuar dëme për qindra banorë në Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh.

Gjoni i kërkoi Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht dhe të vërë përgjegjësit përpara drejtësisë për këtë katastrofë të shkaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat