​Hapet në Belsh gropa karstike, banorët të shqetësuar

Shqipëria

​Hapet në Belsh gropa karstike, banorët të shqetësuar

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 20:06
Hapet në Belsh gropa karstike

Një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në Belsh.

Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike. Fenomeni ka ngjallur panik te banorët të cilët ndihen të pasigurt teksa dita ditës gropa u afrohet banesave dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat e emergjencave, raporton Tch, përcjell KosovaPress.

Në 360 kilometra katrorë zona e Dumresë është karstike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres.

Kujtojmë, në qershor të këtij viti një gropë e ngjashme u hap në fshatin Dëshiran ndërsa në maj të vitit 2022 një gropë u hap pranë banesave në fshatin Cestije të Belshit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat