Dyshohet se ka qenë ekzekutori i Edmond Mëhallës, ky është Nevzat Spaho

Shqipëria

Dyshohet se ka qenë ekzekutori i Edmond Mëhallës, ky është Nevzat Spaho

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 21:49
I dyshuari Nevzat Spaho, v.iktima Edmond (Mondi) Mëhalla

Ky është Nevzat Spaho, personi që dyshohet se ka ekzekutuar biznesmenin Edmond (Mondi) Mëhalla, në ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit disa ditë më parë. Spaho është arrestuar në Prrenjas, ku dhe banonte prej vitesh.

Spaho është person me precedentë penalë, dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori i drejtpërdrejtë i Mëhallës.

Spaho ka qenë më parë i dënuar nga Gjykata e Elbasanit për akuzat “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Ndërkohë, ai akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.

Në vitin 2022, hetimet zbuluan se Spaho kishte detyruar me dhunë fizike dhe nën kërcënimin e armës një qytetar që t’i jepte 3 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat