Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22.250 euro, procedohet penalisht 54-vjeçari

Shqipëria

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22.250 euro, procedohet penalisht 54-vjeçari

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 14:48
Foto ilustruese

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 mijë e 250 euro të padeklaruara konform ligjit, raporton KosovaPress.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale mos deklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë, për shtetasin 54-vjeçar, banues në Elbasan.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat