Gjendet i pajetë trupi i 61-vjeçarit, ja shkaku i vdekjes për të cilin që dyshon Policia

Shqipëria

Gjendet i pajetë trupi i 61-vjeçarit, ja shkaku i vdekjes për të cilin që dyshon Policia

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një 61-vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Shijak nga të afërmit.

Ngjarja raportohet se ndodhi në fshatin Çizmeli dhe policia ka konfirmuar detajet e para. Viktima është T.B., banues në këtë zonë.

“Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, bënë me dije burime zyrtare të policisë.

Pas këqyrjes paraprake mendohet se humbja e jetës të jetë natyrale, por do pritet edhe rezultati i ekspertimit mjeko-ligjor. Nuk jepen ende detaje rreth ngjarjes.

“Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

Hetimet e mëtejshme do i ndjekë Prokuroria e Durrësit, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve apo nëse ka të tjerë faktorë të jashtëm që kanë ndikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat