Protestat e fermerëve greke, bllokohet për 4 orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

Shqipëria

Protestat e fermerëve greke, bllokohet për 4 orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Policia Kufitare në Kakavijë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me qarkullimin në këtë pikë kufitare.

Policia kufitare bën me dije se këtë të enjte është njoftuar nga pala greke se nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) do të bllokohet qarkullimi.

Në njoftim theksohet se bllokimi do të jetë në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Ky bllokim vjen për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

“Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat