Fundjava nis me trafik të rënduar, bllokohet pjesërisht aksi Tiranë-Elbasan

Shqipëria

Fundjava nis me trafik të rënduar, bllokohet pjesërisht aksi Tiranë-Elbasan

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 14:18

Me nisjen e fundjavës, shumë qytetarë po drejtohen drejt juglindjes së vendit për të shijuar pushimet, duke shkaktuar rritje të trafikut.

Autoritetet rrugore raportojnë se segmenti rrugor Tiranë–Elbasan është prekur nga trafiku i rënduar në disa kilometra, veçanërisht pranë unazës së Elbasanit, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm.

Shoferët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të planifikojnë më shumë kohë për udhëtimet.

Pasi pritet që fluksi i automjeteve të rritet gjatë gjithë ditës dhe në drejtim të kthimit pas pushimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat