35 vite nga Lëvizja e Dhjetorit, PD kujton Azem Hajdarin

Shqipëria

35 vite nga Lëvizja e Dhjetorit, PD kujton Azem Hajdarin

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Partia Demokratike përkujtoi sot 8 dhjetorin, me rastin e Ditës së Rinisë. Kreu i selisë blu vendosi kurorë me lule në shtatoren e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Të pranishëm ishin edhe dy djemtë e Hajdarit, Kiri dhe Azemi, të cilët qëndruan krah Berishës në ceremoninë solemne, si dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm.

Sot Shqipëria përkujton Ditën Kombëtare të Rinisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë së vendit, që shënon 35 vjet nga fillimi i lëvizjes studentore të vitit 1990, protestat paqësore që i dhanë fund regjimit komunist dhe hapën rrugën drejt demokracisë.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe pedagogësh të Universitetit të Tiranës ndërmorën veprimin vendimtar, duke u bërë protagonistë të protestave që ndryshuan historinë e Shqipërisë.

Ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, duke mbledhur radhët e tyre qytetarë të shumtë, dhe me thirrjen simbolike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, kërkuan pluralizëm politik, integrim europian dhe vendosjen e parimeve perëndimore të shtetit të së drejtës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat