Pas përplasjes me policinë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen masivisht protestës së nisur prej tij, pasi ka deklaruar se se nuk ka kthim pas dhe se do të rrinë posht Kryeministrisë, pasi kjo e dëmton autokracinë e Ramës.
Lapaj iu ka bërë thirrje mbështetësve që t’i sjellin batanija, pasi do të kalojnë natën aty në të ftohtë.
“Urojmë që qytetarët të bashkohen masivisht. Ata që më ndjekin e dinë që sa herë i kam hyrë një proteste ka zgjatur. Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu. Kjo e dëmton autokracinë e Ramës që është kthyer në të pangopur.
Sot jemi pak, por po u bëmë 10 mijë a do vijnë të marrin çadrat prapë… Të dashur ndjekës na dërgoni batanije, kemi nevojë, çfarë të keni na i dërgoni të kalojmë natën. Ftohtë është por nuk ka kthim pas. Shefi i tyre Rama e humbi durimin me gjyqtarët, punonjësit e policisë e humbën durimin me ne”, tha ai.