“Përgëzime për arritjet e pamohueshme”/ Rama reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Shqipëria

“Përgëzime për arritjet e pamohueshme”/ Rama reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 17:43
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodjan Brahos.

Deklarata:

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.

SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, thuhet në postimin e Ramës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat