Korrupsioni i Ballukut, Fatos Lubonja: Është rreth i gjerë, kreu i ri i SPAK do duhet ta mbyllë!

Shqipëria

Korrupsioni i Ballukut, Fatos Lubonja: Është rreth i gjerë, kreu i ri i SPAK do duhet ta mbyllë!

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 21:33
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” theksoi de detyra e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho do duhet të mbyllë rrethin e gjerë korruptiv, pasi deri tani Struktrua e Posaçme është marrë me segmente të ndryshme.

Sipas Lubonjës ende nuk është hetuar se kush e ka bërë korrupsion aktiv, pasi janë hetuar ata që kanë kryer korrupsion pasiv.

Më tej Lubonja shtoi se amerikanët tani shprehin si rrezik jo më korrupsionin, por kartelet e drogës dhe krimin.

Lubonja: Bëj pjesë ndër ata që kam ngulmuar që atij që quhet rrethi i krimit që nuk përfshin vetëm një person që hetohet dhe disa akte korruptimi, apo pabarazi në tendera si Balluku, po është një rreth shumë më i gjerë që hyn, jo vetëm korrupsion pasiv. Sepse ka dhe korrupsion aktiv. Me kë e kanë bërë korrupsion? E dimë shumë mirë që një pjesë e parave kanë shkuar për të korruptuar individë, vjedhjen e votës. Rreth i gjerë që mbyll, dhe SPAK ka marrë segmente. Këto segmente i kanë inkurajuar me shprehën se do mbyllet rrethi, te Rama. Por a do shkojë me vërtetë aty. Do doja të dija më shumë që të gjykoj.

Shumë thonë janë amerikanët prapa. Këto amerikanë janë ata që ishin apo janë ata tani me qasje tjetër. Më bëri përshtypje deklarata e ambasadës sot, kur  u shpall Berisha non grata ishte rrezik korrupsioni, sot flitet për rrezik të krimit dhe trafikut të drogës. Sa është ky SPAK i kontrolluar. Dumani mund të ishte një fillim, por nëse standardi do rrijë te Dumani nuk e dijë sa do e luftojë krimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat