​Në Durrës protestohet për 15-vjeçarin e therur me thikë

Shqipëria

​Në Durrës protestohet për 15-vjeçarin e therur me thikë

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 16:16
Pamje nga sherri

Në qendër të Durrësit, në sheshin Liria, sot pasdite u mblodhën shokë dhe të njohur të Erjon Bobës, 15-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një sherri mes të miturve.

Vetëm heshtje, për dhembjen dhe kërkesë për drejtësi për Erionin, teksa kërkuan edhe më shumë siguri, që të mos ketë më familje e shoqëri që përjetojnë dhembje të tilla.

Mes protestuesve ishte dhe vëllai i Erjonit, një vit më i madh se ai.

Protesta u lajmërua në rrjetet sociale, por përgjigjja ndaj saj qe e pakët, sikurse dhe herën e parë, raporton Tch.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat