Laert Haxhiu, i akuzuar për 14 vepra të rënda penale, do të gjykohet për krimet që dyshohet se ka kryer dhe sot dosja e tij ka kaluar për në seancë. Gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve vendosi të dërgojë për procedimin penal të vitit 2023, të SPAK në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku.
Haxhiu, si drejtues i grupit kriuminal dhe dy anëtarët, shokët e tij Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku akuzohen për disa vrasje, vendosje eksplozivi - mes tyre edhe ajo në lokalin e Noizyt - prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit, etj.
Laert Haxhiu akuzohet për kryerjen e 14 veprave penale, konkretisht:
1- “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A.;
2- “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021, Lagjia ****, pallati nr.****, Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç.;
3- “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21:15, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, të parashikuar;
4- “Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh.
5- “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen ****, Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M);
6- “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ****, Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B;
7- “Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022;
8- “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M,;
9- “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R;
10- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G;
11- “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T;
12- “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “vjedhje me armë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”,
13- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 22.02.2023, në ****, Shijak (Durrës), në dëm të shtetasit M.Z (automjetit të tij), të parashikuar përkatësisht nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë të automjetit në pronësi të shtetasit M.Z, ndodhur më datë 22.02.2023, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;
14- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën prill-maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal.
Ndërkohë Kristi Bixheku, akuzohet për kryerjen e 11 veprave penale, konkretisht:
1- “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;
2- “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;
3- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal.
Ndërkohë Artan (Marjus) Tafani, akuzohet për kryerje e veprave penale:
1- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal.