Parashikimi i motit për sot, 13 dhjetor 2025

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot, 13 dhjetor 2025

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat