Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Shkodër. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shelqet–Pistull.
Sipas njoftimit të policisë një motor është përplasur me një biçikletë. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i motorit i cili ndodhet në spital.
“Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Shelqet–Pistull”, motomjeti me drejtues shtetasin P. Gj., rreth 70 vjeç, është përplasur me shtetasin P. K., rreth 80 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi P. Gj., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.