Aksidentohen tre makina në rrugën Shkodër-Tiranë, raportohet për disa të plagosur

Shqipëria

Aksidentohen tre makina në rrugën Shkodër-Tiranë, raportohet për disa të plagosur

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 16:58
Aksidentohen tre makina në rrugën Shkodër-Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Tiranë, pasditen e së shtunës.

Në këtë aksident është përfshirë edhe një punonjës i policisë vendore të Shkodrës.

Nga përplasja mësohet se nuk ka viktima, ndërsa personat në 3 automjetet e këtij aksidenti janë lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak se në aksident është edhe një punonjës policie, veprimet hetimore janë duke u kryer nga Prokuroria e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat