Aksi Kakavijë-Janinë do jetë edhe sot pjesërisht i bllokuar. jo për shkak të përshkallëzimit prej disa ditësh me radhë të protestave të fermerëve grekë nëpër të gjitha rajonet e shtetit fqinj.
Siç bëhet me dije nga Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.
Bllokimi do të jetë nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke).
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u sugjeron qytetarëve planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.