Aksident i rëndë! Përplasen tre makina, dy persona...

Shqipëria

Aksident i rëndë! Përplasen tre makina, dy persona...

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 17:26
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shupenzë-Maqellarë, ku janë përplasur tre automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shupenzë-Maqellarë, ku janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës për trajtim mjekësor.

Sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Aksidenti ka shkaktuar bllokime të përkohshme në rrugë, por tashmë qarkullimi është normalizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat