Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Shqipëria

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 12:33
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala me stafin e OSHKSH

Gjatë periudhës festive, sistemi shëndetësor parësor në të gjithë Shqipërinë vijon punën pa ndërprerje për të garantuar kujdes të menjëhershëm dhe cilësor për çdo qytetar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me stafin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) për koordinimin dhe masat e nevojshme për vijimin e shërbimit dhe kujdes të shtuar gjatë sezonit të festave.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor administron dhe koordinon një rrjet të gjerë kombëtar, me 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, spitale rajonale, bashkiake dhe ditore.

Po ashtu edhe 362 qendra shëndetësore, duke qenë një shtyllë kyçe e funksionimit të sistemit shëndetësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat