Paraqitet në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka

Shqipëria

Paraqitet në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 10:42
Olta Xhaçka

Këtë të martë është paraqitur në SPAK deputetja e Tiranës për Partinë Socialiste, Olta Xhaçka. Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit.

Xhaçka është paraqitur e vetme dhe pa praninë e një avokati. Sipas gazetarit Eni Ferhati, Xhaçka është thirrur si person në dijeni.

Gjatë mandateve qeverisëse me kryeministrin Edi Rama, Olta Xhaçka ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes dhe më pas atë të ministres së Punëve të Jashtme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj në SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Olta Xhaçka paraqitet në ambientet e SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat