Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dosjen e AKSHI-t. Gjatë fjalës së tij u shpreh se janë duke u zhvilluar hetime të thella dhe të mëdha.
Sipas tij hetuesit duan të zbulojnë se kush janë personat që veshin jelekët e BKH-së teksa e cilësoi si të rëndë. Ai theksoi se bëhen edhe ngjarje të tjera kriminale. Sa i përket kamerës në zyrën e Ergys Agasi ai u shpreh se jo çdo person është i inkriminuar por ata që kanë bërë pazare të paligjshme.
“Jemi akoma tek masat e sigurisë nuk kemi vajtur te gjyqi për ti dënuar. Jemi te fabula që na kanë dhënë ata të cilën ne e analizojmë, është vetëm 5% që kanë ata. Ajo që kanë është çfarë i shesin për këtë stad që po hetohet. Prokuroria po vazhdojnë, po shtohen letrat, do behët mal me letra.
Te zyra, jo çdo person që hyn në zyrat e biznesmenëve që pastaj kanë probleme me ligin janë të kriminuar. Të gjithë ata të cilët kanë hyrë në zyrë hynë në pazare të paligjshme dhe këto SPAK i bën provë që aty dhe shkon te dokumenti dhe do të thotë po ka ndodhur dhe bëhet fakt penal”, tha ai.