Një person, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka plagosur me thikë pronarin e një marketi në Kavajë.
Paraprakisht, nga policia thuhet se autori ka hyrë në market dhe ka kanosur personelin. Në këtë moment ka ndërhyrë pronari dhe, pas një përleshjeje me të, autori e ka goditur me thikë.
A. L. ka mbetur i plagosur në dorë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia e Kavajës ka vënë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.