“De facto Lubi Balluku nuk ka më imunitet”- Berisha: 5 anëtarët e Këshillit të Imunitetit përbëjnë kuorumin, vendimet janë të ligjshme!

Shqipëria

“De facto Lubi Balluku nuk ka më imunitet”- Berisha: 5 anëtarët e Këshillit të Imunitetit përbëjnë kuorumin, vendimet janë të ligjshme!

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 13:33
Berisha dhe Balluku

Për Partinë Demokratike, Belinda Balluku de facto nuk ka më imunitet. Në një komunikim me gazetarët, Sali Berisha e konsideron të ligjshme mbledhjen e Këshillit të Mandateve me 5 anëtarët demokratë, duke theksuar se plotësohet kuorumi dhe të gjithë vendimet janë të ligjshme.

“Opozita mblodhi komisionin, mbledhja e komisionit është e ligjshme dhe për opozitën Lubi Balluku nuk ka më imunitet, e mban Edi Rama që nuk lejon arrestimin e saj.

Opozita do ti përgjigjet me rrugë ligjore dhe me protesta të fuqishme.

Pesë anëtarë të Këshillit të Mandateve përbëjnë kuorumin dhe vendimet e vendimet e tij janë të ligjshme pa asnjë komenti, De facto lubia nuk ka më imunitet”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat